“Nuk më njohu Kadri Veseli”, ish-deputeti i PDK’së tregon reagimet e kolegëve pas transformimit nga fitnesi

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 09:48
 “Nuk më njohu Kadri Veseli”, ish-deputeti i PDK’së tregon reagimet e kolegëve pas transformimit nga fitnesi

Gjatë ditëve të fundit ish-deputeti i PDK’së, Shukri Buja është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje.

Buja në një intervistë për emisionin e mëngjesit  ka folur për këtë ndryshim.

Ai tha se qe 35 vite ushtron fitnes, po ashtu çdo mbramje e preferon të vrapojë.

Ndërkaq, kur u pyet nga gazetarja se a po e njohin njerëzit kur po e takojnë, ai u përgjigj:

“Shumë me vështërsi. Vec nga afër. Ndërkaq një pjesë e ish-udhëheqësve, kur kam qenë në seli as nuk më kanë përshëndet se nuk e kanë ditë as që jam. Janë befasu të gjithë e sidomos shefi i partisë, Kadri Veseli. Tha mos e ndryshoni pamjen se ma bukur po dukeni kështu”, ka thënë Buja.

Për më shumë shikoni intervistën në linkun e mëposhtëm.

 

(Kosova Sot Online)