Në Prishtinë zjarri kaplon një lokal, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 10:51
 Në Prishtinë zjarri kaplon një lokal, zjarrfikësit dalin në vendin e ngjarjes

Një lokal në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet është kapluar nga zjarri në orët e para të së premtes.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa sipas policisë nuk ka persona të lënduar.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se informatën policia e ka pranuar rreth orës 02 e 30 minuta dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 02:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka deklaruar Flora Ahmeti.

*Fotografia ilustruese

(Kosova Sot Online)