Në dialog me Serbinë vetëm si shtete të pavarura dhe të barabartë!

Në dialog me Serbinë vetëm si shtete të pavarura dhe të barabartë!
Në dialog me Serbinë vetëm si shtete të pavarura dhe të barabartë!

Skender Mulliqi

  • 30 April 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

 Kryeministri Kurti duhet të kërkon nga Brukseli që qasja e bisedimeve dhe vazhdimi i tyre të jetë i dizajnuar krejt më ndryshe, jo si deri më sot. Shovinistit Vuçiq duhet ti tregohet se nuk ka mundësi më që ti cakton agjendat  e bisedimeve, e po ashtu edhe ndërmjetësve ndërkombëtare, Borel e Lajqak. Bisedimet të zhvillohen vetëm ne kuadër të dy shteteve fqinjë, e asgjë më shumë. Rregullimi i marrëdhënieve të ndërsjella mund të bëhet mbi parimet e barabarësisë , mbi parimet e ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

 Bisedimet e zhvilluara me Serbinë, deri më tash lirisht mundë të themi që  nuk ishin ne favor te Kosovës, dhe nuk duhet të vazhdohen tutje  me praktika te vjetra. Kjo e favorizon Serbinë dhe e deligjitimon shtetin e Kosovës. Rrjedha e bisedimeve të deritashme ka treguar se çka të fitoj Kosova dhe çka fitoj Serbia . Kjo e fundit fitoj po thuaj ne të gjitha temat e parashtruara. U nënshkrua Asociacioni Komunave  me Shumicë Serbe, me kompetenca ekzekutive , jashtë Asociacionit legjitim të komunave shqiptare. Madje dihet edhe shumë marrëveshje të firmosura të cilat vendit tonë nuk i sollën po thuaj asgjë të mirë. Mbetëm jashtë shumë organizatave relevant evropian. Mbetëm pa liberalizim të vizave shumë të premtuara. Koha është që Serbisë ti tregojmë se jemi shtet Sovran dhe i pavarur.

Është koha që  agjendën e bisedimeve të cakton Kosova si e dëmtuar rëndë nga lufta hegjemoniste dhe gjenociodiale serbe. Të shtrohen paraprakisht në tryezën e bisedimeve tema e të pagjeturve shqiptar diku në Serbi, pastaj të shtrohet tema e kapjes edhe të shumë krimineleve serb të luftës , të cilët po shëtisni lirshëm edhe në territorin e Kosovës. Për këto tema nuk u parashtruan nga qeveritë e kaluara në bisedime me shtetin serb, siç nuk u bë padi për gjenocid dhe dëmet e luftës pranë TPI në Hagë …Pala shqiptare u tregua e pa përgatitur përballë pushteteve të Serbisë. Nuk u hartua një platformë e përbashkët politike në Kuvendin e Kosovës.

Shumë çka u zhvillua në mënyrë të heshtur,  dhe larg syve të opinionit, çka rezultojë edhe në dëm të Kosovës. Lëshimet nuk kanë së si të kuptohen ndryshe, vetëm së ato u bënë nga mos dija dhe ndoshta nga interesi personal i disave të krerëve politikë të Kosovës. Bisedimet shkuan aq larg sa e rrezikuan edhe sovranitetin dhe integritetin territoral  të vendit, me plasimin e tezës për shkëmbime territoriale. Tash është koha të punohet seriozisht në temat e këtyre bisedimeve nga mbarë spektri politikë, së bisedimet do të hynë në fazën finale, dhe çdo gabim apo lëshim , nuk do të këtë kohë më të përmirësohet.

Edhe plani i Janez Janshës , që u hodh në qarkullim këtyre ditëve, duket së më shumë është plan serb, për ndarje etnike të rajonit, që nuk kjo nuk ka mundësi të bëhet pa luftë, dhe pa pasoja të rënda jo vetëm për shtetet e Ballkanit .Këtë plan nuk është duke e pranuar Evropa dhe as Amerika, kështu është deri më tash. Refuzimi i Kurtit që të takohet me Vuçiq, ishte veprim i politikes pragmatike. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, nuk është province serbe, siç figuron ende në Kushtetutën e Serbisë, e kjo duhet të kërkohet që të hiqet .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".