E mitura në Prizren përfundon në spital, dyshohet se u dhunua

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 11:25
 E mitura në Prizren përfundon në spital, dyshohet se u dhunua

Një e mitur dyshohet se është dhunuar në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual në Prizren, ku thuhet se nga Urgjenca është njoftuar se një e mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se është dhunuar.

“Prizren, Nga Urgjenca jemi informuar se një femër e mitur kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe dyshohet se e njëjta mundë të jetë e dhunuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal ku ka pranuar tretman mjekësor dhe mbetet për t’u bërë ekzaminime tjera mjekësore.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)