Zbulohet laborator i “ilaçeve të klasit A” me vlerë 10 mln paund

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 12:15
 Zbulohet laborator i “ilaçeve të klasit A” me vlerë 10 mln paund

Një laborator amfetamine në shkallë industriale është zbuluar në një fermë të largët në Worcestershire, në Angli.

Sipas mediave britanike, objekti në Redditch vlerësohet se kishte kapacitetin për të prodhuar “ilaçe” në vlerë deri në 10 milionë paund, çdo muaj.

Policia kishte frikë se ndërtesa ku u gjet laboratori ishte aq toksike saqë thirrën zjarrfikës dhe ekspertë kimikë për të ndihmuar në bastisjen.

Pamjet e marra nga brenda tregojnë edhe kimikate dhe një sasi të madhe të pajisjeve shkencore.

Katër burra dhe një grua, të moshës midis 28 dhe 60 vjeç, u arrestuan pas bastisjes dhe ekspertët tani po hetojnë pamjet.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha se laboratori mund të prodhojë rreth një ton amfetaminë çdo muaj – që vlen 2 milionë paund me shumicë ose 10 milionë paund  në tregun e zi.

Bastisja u krye pas një hetimi në EncroChat, i cili përdoret për krimin e organizuar në të gjithë planetin.

Komandanti i Degës së NCA, Peter Stevens tha: “Ky laborator i paligjshëm i drogës po prodhonte sasi jashtëzakonisht të mëdha të amfetaminës për t’u shpërndarë grupeve të krimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në komunitetet tona, duke sjellë me vete dhunë, frikë dhe shfrytëzim”.

(Kosova Sot Online)