Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq uron Albin Kurtin për detyrën

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 12:26
 Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq uron Albin Kurtin për detyrën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, njofton zyra e Kryeministrit.

“Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapiq e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë.

(Kosova Sot Online)