Arrestohet shoferja që shkaktoi aksidentin me vdekje

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 10:51
 Arrestohet shoferja që shkaktoi aksidentin me vdekje

Policët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar tre shoferë në Tiranë, ndër të cilët një është femër.

Policia i vuri prangat B.M, 36 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit dhe po ashtu, edhe një 32-vjeçari me inicialeV.M, që drejtonte makinëni dehur.

I arrestuari i tretë është një grua 46 vjeçe me iniciale G.S, e cila të premten aksidentoi këmbësorin M.H.

Pavarësisht se ai u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte goditjes që mori dhe ndërroi jetë pranë mjekëve.

(Kosova Sot Online)