Ish-ushtari i UÇK-së: Politika e ka dëmtuar luftën e UÇK-së

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 11:00
 Ish-ushtari i UÇK-së: Politika e ka dëmtuar luftën e UÇK-së

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Gashi ka shprehur pakënaqësi ndaj qeverive.

Gashi ka thënë se veteranët dhe invalidët asnjëherë nuk janë trajtuar si duhet, ndërkohë sipas tij, politikanët e kanë dëmtuar luftën me deklarata skandaloze.

“Politika e ka dëmtuar luftën e UÇK-së, ka sulme prej deputetëve që i ka votuar populli. Për fat të keq edhe ne ish-ushtarët i kemi votuar, këto skena i bëjnë qëllimisht. Pas luftës politikanët tanë është dashtë me bo si Franca që e bëri vettingun dhe tradhtarët i poshtëroi në rrugë. Politikanët afruan shumë tradhtarë e njerëz të pandërgjegjshëm që nuk është dashtë me i afru, kjo është edhe arsyeja pse po urrehemi nga një pjesë e shoqërisë”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se nuk pret shumë as nga qeverisja aktuale.

(Kosova Sot Online)