Mushkonjat e modifikuara, gati eksperimenti për zhdukjen e ethes së verdhë

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 08:41
 Mushkonjat e modifikuara, gati eksperimenti për zhdukjen e ethes së verdhë

Mushkonja të modifikuara gjentikisht për të zhdukur “Eidis Eixhipti”, siç njihen mushkonjat që përhapin ethen e verdhë afrikane dhe malarian. Ky është eksperimenti që pritet të vihet në zbatim nga kompania bioteknologjike Oxitec, të ardhurat e të cilat sigurohen nga fondacioni i Bill Gates.

Versioni i ndryshuar i insektit nuk pickon, madje lind vetëm pasardhës meshkuj.

Florida Keys në Shtetet e Bashkuara, është përcaktuar si vendi në të cilin do të zbatohet ky eksperiment.

Në shumë banesa, janë vendosur kuti me vezë të cilat në lagështi, lindin mushkojnjat e reja.

Megjithatë, banorët e këtij vendi kanë protestuar duke e cilësuar të pasigurt eksperimentin. 4.1 milionë dollarë janë shpenzuar pikërisht për këtë projekt, për të cilin investohet prej vitesh nga miliarderi amerikan.

(Kosova Sot Online)