Takimet Kosovë - Serbi, me ndërmjetësim të BE-së, përcaktohen vetëm me marrëveshje

Takimet Kosovë - Serbi, me ndërmjetësim të BE-së, përcaktohen vetëm me marrëveshje
Takimet Kosovë - Serbi, me ndërmjetësim të BE-së, përcaktohen vetëm me marrëveshje

Muhamet Kelmendi

  • 03 May 2021 - 07:41

Shkruan :ANALIST - Muhamet Kelmendi

Parimisht është vendim i mirë i Kryeministrit mos pjesëmarrja në takim më 11. 05. 21 në Bruksel. Ky është edhe një shembull se si duhet të organizohen takimet midis palëve. Kjo për faktin se takimet pa konsultime paraprake , nuk duhet të pranohen nga pala e Kosovës në takimet me palën serbe.

Vetëm konsultimi i njëanshëm i z. Borel me palën serbe dhe caktimi i takimit, pa e konsultuar palën e Kosovës, ishte përpjekje për nënshtrim, injorim dhe denigrim të pozitës së barabartë. Ndoshta kështu është mësuar z. Borel dhe Lojçak me takimet midis palëve në të kaluarën. Mirë është që të ndalet ky trend dhe ajo që është më kryesore, është fakti, i caktimit të temave me konsultim dhe jo me imponim ndaj palës së Kosovës.

Po kështu duhet që nga Prishtina të sqarohet BE-ja se për çka mundë të dialogohet me palën serbe. Kosova si Republikë e ka Kushtetutën dhe ajo nuk lejon organizim tjetër politiko-organizativ e ekzekutiv. Shteti i ynë është unitar dhe ka dy nivele të pushtetit që funksionojnë. Nivel tjetër të pushtetit nuk lejohet këtu në Republikë. Mbi këtë bazë përfaqësohet Kosova edhe jashtë vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online”