Lexoni edhe:
Takimet Kosovë - Serbi, me ndërmjetësim të BE-së, përcaktohen vetëm me marrëveshje
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd.
Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut”, njoftoi Qeveria serbe.
Takimet Kosovë - Serbi, me ndërmjetësim të BE-së, përcaktohen vetëm me marrëveshjeLexoni edhe:
Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Të mërkurën ai do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.
Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim.
(Kosova Sot Online)