Lindi gjatë udhëtimit në avion, fëmija përshkruhet nga prindërit si ‘mrekulli’

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 10:58
 Lindi gjatë udhëtimit në avion, fëmija përshkruhet nga prindërit si ‘mrekulli’

Lavinia Tiana Mounga është gjetur përballë një befasie që i ka ndryshuar jetën e saj 360 gradë.

Gruaja nga Utah në një fluturim nga Salt Lake City për në Honolulu, papritmas ka lindur një bebe, madje pa e ditur që ishte shtatzënë.

Për fatin e saj të mirë në avion ndodheshin tre infermierë të kujdesit intesiv neonatal në fluturim që e ndihmuan gruan në lindjen e foshnjes në banjën e avionit.

Foshnja e sapolindur u përshkrua nga familja si një mrekulli përfshirë dhe babanë e tij Ethan Magalei i cili ende nuk e ka takuar personalisht pasi nëna se bashku me foshnjen ndodhen në një spital në Hawai.

Në një postim në Facebook Ethan shprehu mirënjohje për profesionistët që ndihmuan në lindjen e djalit të tij.

‘Lindja e tij ishte një tronditje për ne të dy pasi ne nuk ishin në dijeni të një fakti të tillë’ shkruan ai në Facebook.

Lavinia dhe foshnja do të qëndrojnë në Hawaii më gjatë derisa foshjna të bëhet më mirë pasi ai kishte lindur para kohe, sipas një infermiere që asistoi në lindjen e tij.

E gjtihë ngjarja u bë virale në internet për shkak të një video të postuar në rrjetin social TikTok siç mund ta shihni më poshtë.

(Kosova Sot Online)