Nicholas Abbott në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Liria për të raportuar pa frikë është jetike për çdo demokraci

  • E.K /
  • 03 maj 2021 - 12:27
 Nicholas Abbott në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Liria për të raportuar pa frikë është jetike për çdo demokraci

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj.

Abbott ka theksuar se raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje.

“Kosova duhet të jetë krenare për shtypin e saj të gjallë dhe dinamik. Por ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, raporti i fundit i botuar nga Reporterët Pa Kufij / RSF ka vërejtur që Kosova bie tetë vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit pas viteve të ngjitjes së vazhdueshme në renditje”, ka thënë ai.

Sipas tij, liria për të raportuar pa frikë është jetike për çdo demokraci.

“Liria për të raportuar pa frikë nga ngacmimi ose frikësimi – qoftë fizik ose online – është jetik për çdo demokraci. Një mjedis i hapur, në të cilin mbrohen liritë e shtypit, është jetik për llogaridhënien dhe për stabilitetin afatgjatë të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur lirinë e mediave në Kosovë dhe në të gjithë botën”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)