Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 12:30
Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Osmani thotë se liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.

Postimi i saj i plotë:

Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve.

(Kosova Sot Online)