Nënë e djalë i shkeli vetura sot në Veternik, gruaja në gjendje më të rëndë

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 15:54
Nënë e djalë i shkeli vetura sot në Veternik, gruaja në gjendje më të rëndë

Nënë e djalë janë goditur nga një veturë sot në lagjen Veternik të Prishtinës, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekëso në QKUK. Sipas mjekut kujdestar, Naser Syla, gjendja e nënës është më e rëndë, ndërsa fëmija nuk ka lëndime të mëdha.

Të lënduarit vijnë nga komuna e Drenasit, tha ai.

“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, tha Syla.

Për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, teksa kanë thënë se po merren me shkaqet që çuan deri te ky aksident.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreht orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor.

Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë policia.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunkacion.

(Kosova Sot Online)