Gazeta portugeze: Kosova, shteti i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por nga ku të rinjtë duan të ikin

  • E.K /
  • 04 maj 2021 - 11:30
 Gazeta portugeze: Kosova, shteti i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por nga ku të rinjtë duan të ikin

Të rinjtë duan ta lënë Kosovën, ndonëse shteti është i ri dhe drejtohet nga të rinjtë. Kështu shkruan gazeta e përjavshme portugeze “Expresso“. Këtë shkrim të botuar sot, kjo gazetë e ka titulluar “Kosova. Një shtet i ri, i drejtuar nga të rinjtë, por ku të rinjtë mendojnë të emigrojnë”.

Institucionet kryesore politike në Kosovë, vendi evropian me popullsinë më të re, janë në duart e udhëheqësve tridhjetë e dyzetvjeçarë. “Të rinjtë filluan të besojnë se ekziston një mundësi e prosperitetit në Kosovë dhe se ata nuk kanë nevojë të mendojnë për të emigruar në Evropë ose Shtetet e Bashkuara”, i thotë një studiues kosovar “Expressos”.

Kjo gazetë i kushton vëmendje të veçantë dëshirës së të rinjve për të jetuar e punuar në Evropë e SHBA.

Po ashtu, përmendet edhe mosliberalizimi i vizave, që po i izolon njerëzit në këtë pjesë të Ballkanit.

https://expresso.pt/internacional/2021-05-04-Kosovo.-Um-pais-jovem-governado-por-jovens-mas-onde-os-jovens-pensam-em-emigrar-7154340f

(Kosova Sot Online)