Të marrim mësim të mirë nga zbatimi i VETTING-ut në Shqipëri

Të marrim mësim të mirë nga zbatimi i VETTING-ut në Shqipëri
Të marrim mësim të mirë nga zbatimi i VETTING-ut në Shqipëri

Arsim Haziri

  • 04 May 2021 - 07:34

Shkruan: ANALIST - Arsim Haziri

Tani ne jemi dëshmitarë se në Shqipëri Ligji i VETTING-ut ka dhënë rezultate jashtëzakonisht inkurajuese dhe trimërues, ku një gardë e tërë gjyqtarësh dhe prokurorësh nuk kanë arrijnë të justifikojnë pasurinë e tyre, dhe si rezultat i kësaj, janë vetë larguar nga sistemi ose janë detyruar të largohen sipas kritereve të përcaktuara me ligjin, duke ju pamundësuar angazhimi i mëtutjeshëm në institucionet e drejtësisë. Përderisa në Shqipëri po vërehen efektet pozitive, atëherë po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm marrja e modelit të përafërt të një Ligji të tillë në Kosovë. Mirëpo gjendja është tepër shqetësuese. Përgjegjësia që tash duhet të adresohet, puna e secilit të vlerësohet dhe të fillohet një vetëpastrim si paraventig, që do të krijon parakushtet e pastrimit dhe mbetjes në pozita drejtuese në sitëm të cilët do të jen në të ardhmen edhe bartës të besueshëm të zbatimit të ligjit Veting dhe të konfiskimit të pasurisë.

Kanë kaluar plot 13 vjet që Kosova është bërë shtet i pa varur, dhe sistemi i drejtësisë, shtylla kryesore e shtetit, ka mbetur jo funksional dhe i tej ndikuar nga ish pushtetarët, i bashkëlidhur me krimin dhe korrupsionin, prandaj tani Qeveria Kurti ka vendosur që në top prioritet ta ketë pastrimin e këtij sistemi nëpërmes ligjit Vetting. Pavarësisht deklaratave politike pompoze, që kemi pasur në të kaluarën nga ata që ishin në pushtet, se do luftohet krimi e korrupsioni, kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur sepse asnjëherë nuk është kërkuar llogaridhënie nga ana e gjyqësorit, nga drejtësia, as nga KPK dhe as nga KGJK. Ato deklarata të krerëve shtetëror kanë mbetur shterpë dhe zotime që i ka marr era kurse drejtësia e fjetur pa e prishur asnjëherë rehatin që të përballet seriozisht me krimin.

Qytetari i Kosovës për këto vite të kaluara është lodhur me deklarata të tilla, me zotime që rezultonin të jenë mashtrime për kinse shtet të së drejtës dhe luftim të pa kompromis të krimit e korrupsionit, të mafies e oligarkisë kriminale të lidhur me segmente të caktuara të krimo politikës. Projekti për ligjin VETING ishte iniciuar nga VV-ja që kur ishte subjekt politik opozitar para dy mandatesh, pastaj u vendos në agjendë të programit legjislativ në koalicionin e dështuar mes me LDK-në, subjekt politik që e la në harresë porsa u shkurorëzua nga LVV-ja dhe krijuan qeverinë ilegale antikushtetuese që mbijetoj për zhvatje të shtetit deri në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo Ligji Veting dhe ai për Konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme u rikthyen në agjendën legjislative të Qeverisë së re të LVV-së që nga java e parë e marrjes së mandatit të dytë dhe tani ka shpresë reale që e gjithë pakoja e pastrimit të sistemit të drejtësisë, pako anti korrupsion, do të trajtohet, zhvillohet, miratohet dhe të fillon të zbatohet me prioritet. Një paraveting që do ti prin procesin në ardhje e sipër deri në bërjen e ligjit final, kërkohet të fillon qëe tani, të pastrohen e vetë pastrohen nga të pamerituarit të gjitha institucionet e shtetit.

Paravetingu si fillimi kthimit të besimit qytetar në drejtësi dhe në qeverisje të mirë duhet të fillon në çdo nivel, duke filluar nga Kompanitë publike, bordet, gjykatat, në polici si dhe shumë institucione qendrore e lokale që janë të drejtuara, apo thjeshtë dominohen nga njerëzit e sjellë nga qeverisja e kaluar e lidhur me krimin e organizuar. Në sistemin e drejtësie paravetingu duhet të fillon nga KPK-ja dhe KGJK-ja, sepse përderisa në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka vartës të kastës politike të korruptuar e të kriminalizuar, nuk mund të pritet që të njëjtit t’i dënojnë vartësit e tyre apo pjesëtarët e rrjetit të tyre. Nuk them se të gjithë që punojnë aty janë të tillë, por lëndët e hetimeve që prekin individët e këtij rrjeti kalojnë jo rastësisht nëpër duar të zyrtarëve të kapur, të cilët kanë ardhur në ato pozita nga vet kjo kastë e kriminalizuar.

Prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë të thirrur për të hetuar dhe gjykuar shkelësit e ligjit, paguhen me paga të majme nga buxheti i Kosovës por të gjitha hulumtimet e pa varura të organizatave vendore e ndërkombëtarë po japin raporte negative. Të tillët duhet të vlerësohen, të fillojnë që tani kë klasifikohen dhe të diferencohen secili sipas meritës, sepse përderisa paguhen në mënyrë meritore, dhe nuk e bëjnë si duhet punën e tyre, ata i kanë dyfish borxh qytetarit. Edhe për pagën që marrin, edhe për mos ndëshkimin e atyre që abuzojnë me paranë publike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".