Qeveria solli vendim, prej nesër ora policore fillon në ora 23:00, kafenetë punojnë deri në 22:30

  • A.P /
  • 04 maj 2021 - 21:03
Qeveria solli vendim, prej nesër ora policore fillon në ora 23:00, kafenetë punojnë deri në 22:30

Ka filluar seanca e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ndër pikat e para që janë miratuar, është edhe lehtësimi i masave anti-Covid.

Me këtë vendim, duke filluar prej nesër, ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Gjithashtu, është sjellë vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së kafeneve.

Do të punojnë në pjesën e hapur – verandë deri në ora 22:30.

(Kosova Sot Online)