Muhaxheri: Donika Gërvalla është grua me dinjitet të lartë

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 22:12
Muhaxheri: Donika Gërvalla është grua me dinjitet të lartë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila para disa viteve i kishte quajtur kriminelë disa nga ish-krerët e UÇK-së dhe kishte shtuar se do të dërgojë materiale në Gjykatën Speciale.

Muahxheri ka thënë se dekalrata e saj ka dalë nga konteksti.   

 

“Unë mendoj se Donika Gërvalla është një grua me dinjitet të lartë. Po besoj se ajo ka thënë në kontekstin e viktimave, viktimat e pafajshme meritojnë drejtësi. Ka folur në atë kuptim, s’mendoj që ajo e ka thonë që kish me shku vetëm me çu dëshmi ose diçka tjetër ndaj udhëheqësve të shtetit”, tha ai. Në Kanal 10.

Muhaxheri ka folur edhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai tha se subjekti politik ku ai bën pjesë nuk iu ka frikësuar zgjedhjeve të reja, nëse nuk do të zgjidhej Vjosa Osmani presidente.

Muhaxheri tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”.

(Kosova Sot Online)