Policia jep detaje për vdekjen e 4-vjeçares në Dragash

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 11:12
 Policia jep detaje për vdekjen e 4-vjeçares në Dragash

Një vajzë 4-vjeçare është nxjerrë pa shenja jete nga lumi i fshatit Blaq, pasi dyshohet se aty ra aksidentalisht.

Trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore.

Ndërsa, sipas policisë fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vdekje aksidentale/Fsh. Blaq, Dragash, 04.05.2021 – 19:27. Është raportuar se një fëmijë/ femër kosovare ka a rënë në lumin e fshatit dhe është gjetur pa shenja jete. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve nga kompetentët për procedura mortore.

(Kosova Sot Online)