Kosova largohet nga lista e karantinës në Zvicër

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 14:20
 Kosova largohet nga lista e karantinës në Zvicër

Kosova është hequr nga lista e karantinës në Zvicër.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.

Por, jo edhe ata që vijnë nga Kosova, meqenëse Zvicra e ka larguar Kosovën karantina, transmeton albinfo.ch.

Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.

(Kosova Sot Online)