Abelard Tahiri për Mujën: Ka shitur licenca, do duhej të ishte në burg

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 21:36
Abelard Tahiri për Mujën: Ka shitur licenca, do duhej të ishte në burg

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri,  ka thënë për deputetin e Vetëvendosjes, Armend Mujën, se do duhej të ishte në burg.

Kjo për shkak se sipas tij, Muja ka shitur licenca të universiteteve private, ndërkohë që sot është kryetar i Komisionit për Financa.

Tahiri tha se Mujës i është vjetëruar lënda dhe i është parashkruar sepse s’ka mundur të gjykohej.

“Kryetari i Komisionit për Financa, (i VV’së) ai realisht do duhej të ishte në burg, sepse ai ka shitur licenca të universiteteve private — z. Muja, Armend Muja”, është shprehur Tahiri.

“Atij i është parashkruar lënda, parashkrim do të thotë se është vjetruar lënda edhe s’ka mundur të gjykohej”, ka thënë Tahiri.

“Ai asnjëherë s’ka qenë i yni, ai ka qenë një keqpërdorues”, shtoi Tahiri.

(Kosova Sot Online)