Vjosa Osmani përlotet pas homazheve te varri i Fehmi Aganit

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 09:51
 Vjosa Osmani përlotet pas homazheve te varri i Fehmi Aganit

Presidentja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i veprimtarit, Fehmi Agani në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani është parë e përfolur pas homazheve, teksa ka folur shkurtimisht për media.

Ajo tha se Agani ishte krahu i djathtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, teksa e vlerësoi lartë figurën e tij.

“Sot në këtë 6 maj në 22 vjetorin e vrasjes makabre të akademik Fehmi Aganit të njeriut i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vendosjen e bazamentit të Kosovës së bashku me kryeministrin dhe familjarët bëmë nderime të varri i tij për ta kujtuar në radhë të parë shpirtin e tij liridashës, por edhe liridashësin që nuk reshti kurrë duke punuar”, shtoi presidentja, duke thënë se edhe sot kërkohet drejtësi.

Ishte njeri që gjithmonë dinte t’i bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, mbi ët gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohej në gjithë botën”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)