A po e paralajmëron PDK-ja kandidatin për kryetar të Prishtinës

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 10:33
 A po e paralajmëron PDK-ja kandidatin për kryetar të Prishtinës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “Facebook”, ka paralajmëruar kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës nga kjo parti.

Në këtë fotografi shihen deputetët Eliza Hoxha, Memnli Krasniqi, Abelard Tahiri dhe Uran Ismaili.

“Iftar me kryetarin”, shkroi ish-deputetja Ismaili, teksa nuk dihet se për cilin nga tre deputetët e PDK-së e pati fjalën ajo.

Kujtojmë që në muajin tetor pritet që të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Deri më tani Daut Haradinaj i AAK-së e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

https://www.facebook.com/Besa.IsmailiA/posts/3948247255222603

(Kosova Sot Online)