E mitura raporton në Polici se u dhunua nga një burrë në Mitrovicë

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 10:54
 E mitura raporton në Polici se u dhunua nga një burrë në Mitrovicë

Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Polici se është ngacmuar nga një burrë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje.

“Ankuesja femër kosovare e moshës së mitur ka raportuar se është  ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Viktima është  intervistuar e njëjta ka deklaruar që  i njëjti person edhe me herët e ka ngacmuar dhe e ka dhunuar viktimën”.

Teksa rasti është nën hetime, i dyshuari gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)