Albulena Haxhiu thotë se nuk po ndërhyn në drejtësi

  • E.K /
  • 07 May 2021 - 14:33
 Albulena Haxhiu thotë se nuk po ndërhyn në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar Këshillit Prokurorial të Kosovës se ajo po ndërhyn në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu ka shkruar se janë të pa pranueshme akuzat e sistemit prokurorial.

“Për mua si Ministre e Drejtësisë janë të papranueshme akuzat e sistemit prokurorial kinse për ndërhyrje në drejtësi. Përpjekjet për instalimin e transparencës dhe meritokracisë nuk janë ndërhyrje. Ndërhyrje mund t’i duken vetëm atyre që janë të përfshirë në kalkulime”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje ministrja e Drejtësisë ka thënë se deklaratat e saj janë në përputhje me kriteret ligjore.

“Deklarimet e mia janë të qëndrueshme dhe në përputhje me kriteret kushtetuese e ligjore në kuptim të ndarjes së pushteteve dhe me qëllim të adresimit sa më adekuat të problemeve. Asnjëherë nuk do t’i mbyllë sytë kundrejt të njëjtave. Si Ministre e Drejtësisë, do të vazhdoj tutje që me përkushtim të adresoj problemet e sistemit të drejtësisë brenda kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në kuptim të ndërtimit të një sistemi sa më profesional, të pavarur dhe efikas. Vetëm kështu mund të kthehet besimi i qytetarëve në institicionet e drejtësisë. Këtë e kemi obligim”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)