'Provokim' vjen me interpretim mbreslënës nga Neki Emra

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 18:05
'Provokim' vjen me interpretim mbreslënës nga Neki Emra

Këngëtari i njohur i estradës Neki Emra si dhuratë për fansat e tij,  ka publikuar këngën më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Provokim", mban titullin kënga më e re e Nekit, që është e zhanrit baladë, trajton një temë të ndjeshme dhe vjen me interpretim të shkëlqyer.


Kujtojmë se "Të pres apo të vdes", ishte kënga e cila ia shtroi rrugën tutje, duke ia shtuar vullnetin edhe më shumë për punë.

"Me heshtje mos më dëno" (2013), "Një dhimbje mbete ti" (2013), "Çift ty dua të kem", në bashkëpunim me këngëtaren Leonora Jakupin, (2014), "Pa ty" (2015), "Ti më nuk je" (2016), "Po t'du" (2017), e shumë këngë e bashkëpunime të tjera, e bëjnë Neki Emrën, një këngëtar shumë të kërkuar dhe të dashur nga publiku, i cili ndryshe njihet si interpretues i shkëlqyer i baladave.

(Kosova Sot Online)