Infermieri, Enlirat Duraku vazhdon grevën: Po bëhet çdo ditë e më e vështirë

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 11:15
 Infermieri, Enlirat Duraku vazhdon grevën: Po bëhet çdo ditë e më e vështirë

Infermieri kosovar, Enlirat Duraku po vazhdon me grevën e urisë.

Sot është dita e 11-të e grevës për të.

Në postimin që ka bërë ai thotë se çdo ditë po bëhet më e vështirë për të por nuk do ta ndal grevën deri në realizimin e kërkesave.

Ai nga Qeveria e Kosovës është duke kërkuar:

1.Rritjes së pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

2. Pagesës së punës gjatë fundjavës pasi që mjeku në fundjavë paguhet deri në 166€ ndërsa infermieri vetëm 18€, afër 1000% më pak se mjekut.

3. Pagesës së rrezikshmërisë në punë.

https://www.facebook.com/enliratkadri.duraku/posts/488185679298169

(Kosova Sot Online)