Aksident trafiku në Lipjan, 13 persona të lënduar

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 17:23
 Aksident trafiku në Lipjan, 13 persona të lënduar

Trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në fshatin Grackë e Vjetër në Lipjan.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha e se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

“Në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë tri automjete”, tha Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit të lënduar kanë mbetur 13 persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)