Lidhja trepalëshe e krimit të organizuar me politikën po e mban peng sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Lidhja trepalëshe e krimit të organizuar me politikën po e mban peng sistemin e drejtësisë në Kosovë!
Lidhja trepalëshe e krimit të organizuar me politikën po e mban peng sistemin e drejtësisë në Kosovë!

Muhamet Kelmendi

  • 08 May 2021 - 17:05

Shkruan: ANALISTI -  Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë po vuan shumë nga dukuritë e rrezikshme dhe tejet të dëmshme. Nëpër prokuroritë e gjykatat e Kosovës kemi një rrëshqitje të ashpër nga ligji sidomos në fushën e luftimit të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të pozitës zyrtare , me afera te ndryshme deri edhe me privatizim te vet ligjit . E shohë shumë pozitive informacionin e dhënë nga institutet e ndryshme mbi keqpërdorimet e shumta në fushën e krimeve të tilla të rënda në politikë dhe në ekonominë e Kosovës. Nga të dhënat vërehet se kemi një lidhje trepalëshe në fushën e tillë!.

-Politika ka arritur të krijoj lidhje të forta me bizneset e ndryshme në Kosovë dhe me organet e luftimit të krimit, si me prokurori dhe me gjykatat. Kjo lidhshmëri ka bërë që dënimet për krimet e tilla të jenë si kundërvajtje dhe më ultë, dënimet me kusht si arrest. Lidhja e tillë është forcuar dhe tash kërkohen masa të tjera intervenuese, si VETING-u, për të mundur sado kudo për të shëruar fushat e tilla.

Por nëse nuk luftohen me ligj këto katër fusha, përkatësisht politika, bizneset private, prokuroritë dhe gjykatat, deri edhe organet e ndjekjes, nuk shërohet sistemi i pushtetit në Republikën e Kosovës. Është shkuar tepër thellë që me masa intervenuese pa spastrime te pedha nuk mundë të kemi drejtësi. Prandaj duhen masa të rrepta dhe shumë efektive. Me masat serioze ndryshon sistemi, dhe drejtësia fiton!....

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".