Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur për shtetin alpin

  • E.K /
  • 08 maj 2021 - 17:31
 Lexoni 6 fakte që s’i keni ditur për shtetin alpin

Zvicra është një shtet pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ajo kufizohet në veri me Gjermaninë, në lindje me Austrinë dhe Lihtenshtajnin, në jug me Italinë dhe në perëndim me Francën.

Është vendi ku jetojnë qindra-mijëra shqiptarë, mbi 300 mijë. Është vendi i ëndrrave për të jetuar jo vetëm për ne nga Kosova por për shumë njerëz nga e gjithë Bota, e gjithë kjo për shkak të standardit të jetesës, mundësive të mira për punë dhe karrierë e shumë arsye të tjera.

1. Zviceranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.

2. Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.

3. Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.

4. Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.

5. 70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.

6. Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin

(Kosova Sot Online)