
Ish-pushtetarët në opozitë duan ta kallin shtetin


Faik Krasniqi
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Opozitarët e sotëm në asnjë mënyrë nuk po mundë të pajtohen me faktin që pas 22 viteve në qeveri, tash janë në opozitë. Janë mësuar në pushtet dhe me privilegje të shumta. Privilegje dhe korrupsion të vazhdueshëm.
Ata janë fajtoret për këtë gjendje të mjerueshme në Kosovë. Kjo është arsyeja e zhurmës së tyre të vazhdueshme. Gjykatën Speciale e votuan vetë, dhe të njëjtit çojnë pluhur për këtë Gjykatë. Hipokrizi e gjallë. LVV duhet që tani me punë t'ua dëshmojë qytetarëve se nuk do të jenë si ata. Çfarë do të thotë me punë? Gjërat t'i bëjnë nga koka: Vaksinat, Banka Zhvillimore, Vettingu e kështu me radhe. Mos të merren me këta që u ndëshkuan rëndë. Kurse këta le të vazhdojnë me propagandën e tyre të përditshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".