Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë, arrestohet motra e saj

  • A.P /
  • 09 maj 2021 - 16:44
Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas në Fushë Kosovë, arrestohet motra e saj

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Për vrasjen e saj është arrestuar motra e viktimes.

Prokuroria njofton se pas arrestimit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njofton prokuroria.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Ndryshe, duke u thirrur në burime të veta media raportoi se viktima grua 33-vjeç dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj.

(Kosova Sot Online)