Gjenet e trashëguara 50 mijë vjet më parë mund të rrisin riskun ndaj COVID-19

  • E.K /
  • 10 May 2021 - 10:01
 Gjenet e trashëguara 50 mijë vjet më parë mund të rrisin riskun ndaj COVID-19

Ende shumë duhet të mësohet për shkaqet dhe origjinën e koronavirusit, por këtyre po i shtohet një faktor që shkon në fillimin e njerëzimit.

Sipas disa hulumtuesish nga Gjermania dhe Suedia, personat që kanë një variabël gjenetike që buron nga Neandertalët, kanë një rrezik shumë më të lartë për të pasur pasoja të rënda nga COVID-19.  

Ky variacion, sipas paleontologëve, ka lindur rreth 50 mijë vjet më parë kur paraardhësit tonë filluan të hyjnë në kontakt me specien e Neandertalit, shumë e ngjashme me të parët tonë, por më muskulozë, që më pas u zhduk rreth 40 mijë vjet më parë.  

Vendndodhja e gjenit

Ky variacion i trashëguar nga kjo specie e zhdukur, dhe që është zbuluar për herë të parë në Kroaci, mbijeton ende te disa persona, më së shumti në Azinë jugore, si në Bangladesh, Sri Lanka dhe Indi, ku është i pranishme në një të tretën  e personave, ndërkohë që është i pranishme edhe në 8% të evropianëve.

Gjithsesi, hulumtuesit thonë se gjeni arkaik nuk shkakton të njëjtin risk kudo në botë. Pikërisht personat me origjinë nga Bangladeshi janë më të goditurit në disa vende emigracioni si Britania e Madhe.

Por studimi nuk shpjegon si ka mundësi që popullsia me origjinë afrikane, ndër të cilët nuk gjendet variacioni, të jenë më të goditurit në Shtetet e Bashkuara.   

(Kosova Sot Online)