Së paku 9 të vrarë nga një sulm në një shkollë në këtë vend

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 10:26
Së paku 9 të vrarë nga një sulm në një shkollë në këtë vend

Raportohet se të paktën nëntë persona, përfshirë tetë nxënës dhe një mësues, kanë mbetur të vdekur nga një sulm me armë dhe një shpërthim në një shkollë në qytetin Kazan të Rusisë.

Sipas raportimit të medieve lokale, në Shkollën Nr. 175 ndodhi një shpërthim të martën, para se të paktën dy persona të hapnin zjarr me armë, shkruan Free Europe.

Raportohet se njëri nga sulmuesit është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër vazhdon të mbetet brenda shkollës dhe po mban peng disa persona.

Zona ku ndodhi sulmi u rrethua nga forcat e sigurisë, ndërsa nxënësit e mësuesit po evakuohen përmes dritareve të objektit. Shkolla ku ndodhi sulmi ka mbi 1.000 nxënës.

(Kosova Sot Online)