Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin, bekojnë çiftet homoseksuale

  • 11 May 2021 - 11:35
 Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin, bekojnë çiftet homoseksuale

Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë, nga e hëna do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.

“Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”.

Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”.

Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Megjithatë, ai ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë.

Në Kishën Katolike, bekimi jepet nga një prift ose një ministër tjetër, në emër të Kishës.

(Kosova Sot Online)