Në sistemin e drejtësisë, të inkriminuarit e bllokuan hartimin e ligjit për procesin VETING

Në sistemin e drejtësisë, të inkriminuarit e bllokuan hartimin e ligjit për procesin VETING
Në sistemin e drejtësisë, të inkriminuarit e bllokuan hartimin e ligjit për procesin VETING

Xhevat Meha

  • 11 May 2021 - 07:50

Shkruan: ANALIST - Xhevat Meha

Vetting-u dhe Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë janë tërësisht të ndryshme, në fakt janë të kundërta. Pse të kundërta? Njëra është sjellja e ndryshimeve që i duhen qytetarëve të Kosovës, Ligji Vetting, e tjetra është pamundësimi i sjelljes së ndryshimeve që ju duhen qytetarëve të Kosovës. E ndryshimi ndodh vetëm kur largohen individët që kanë kontribuar në ndërtimin e sistemit të mos zbatueshmerisë së ligjit që tani e kemi në Kosovë.

Në institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të mbeten vetëm individët që nuk kanë kontribuar në këtë, për të keq, dhe të sillen edhe individët e rijnë që i plotësojnë kushtet për ndërtimin e sistemit të zbatueshmërisë së ligjit. E kjo mund të arrihet vetëm dhe vetëm duke zbatuar kritere të njëjta ndaj të gjithëve, zbatim i cili bëhet në mënyrë plotësisht të paanshme. E zbatim të paanshëm sigurojnë vetëm ekspertët ndërkombëtarë, sepse është tepër, tepër e thellë kultura e mbajtjes së anës së paku me diçka edhe tek profesionistët e shoqërisë tonë. Një proces i tillë është Vettingu që ju duhet qytetarëve të Kosovës. Rishikimi Funksional i Sistemit te Drejtësisë është një mashtrim i qytetarëve për të siguruar pamundësinë e sjelljes së ndryshimeve që ju duhen qytetarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".