Donika Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të programit qeverisës, e para ”Marrëveshja përfundimtare me Serbinë”

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 13:20
 Donika Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të programit qeverisës, e para ”Marrëveshja përfundimtare me Serbinë”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz i ka publikuar pikat kryesore të programit qeverisës.

Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë është renditur e para në mesin e 20 pikave.

Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkohë pikë e katërt e planprogramit qeverisës është vendosur skema për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës, kurse në pikën e pestë, qëndron fondi për sigurime shëndetësore.

Liberalizimi i vizave është rënditur në masën e nëntë të këtij planprogrami.

(Kosova Sot Online)