Ish agjenti i SHIK-ut zbulon se kush janë tri kokat e PRONTO mafisë që e kontrollojnë Prokurorinë Speciale

Ish agjenti i SHIK-ut zbulon se kush janë tri kokat e PRONTO mafisë që e kontrollojnë Prokurorinë Speciale
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon se kush janë tri kokat e PRONTO mafisë që e kontrollojnë Prokurorinë Speciale

Naim Miftari

  • 11 May 2021 - 13:09

Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari

Kur është formuare Prokuroria, kinse Speciali por edhe kur është bërë KPK dhe KGJK-ja, të gjitha këta mekanizma janë formuar me urdhra dhe nën kontroll të politikanëve të korruptuar që ta kenë drejtësinë nën kontroll totale, për të jua mbrojtur pasurit e tyre të pa ligjshme por edhe për ti akuzuar konkurrentët e vetë që paraqisnin rrezik politik apo e nuk ndanin tallin me shefat e tyre, prandaj mbi 90% të rasteve humbin provat, devalvohen dhe komprometohen, proceset gjyqësore në fund dështojnë.

Nuk ka asnjë raport se sa raste i ka fituar e sa i ka humbur prokuroria, nëse veç e njohin fitore dënimin e djemve të Adem Grabovcit me 3000 euro për sulm ndaj policit shkaktim i lëndimeve trupore ose dënimin me kusht të Pronto mafisë apo lirimin prej aferës Veteranët e rrejshëm, apo sikur ishte rasti për dënimin qesharak të Sami Lushtakut me 2000 euro për kinse frikësim, por që ishte në fakt urdhërim dhe organizimin për vrasjen e një avokati në Gllogovc! Ka plot kosi rastesh ku prokuroria dhe gjyqësia kanë bërë hajgare me Viktimat por jo me kriminelët të cilët i ka mbrojt pasi që PSRK edhe KGJK,KPK -ja edhe kur janë formuar janë formuar me alamet emrash e titujsh, por në fakt kanë pas qëllimin kryesor që kanë edhe sot, mbrojtjen e kriminelëve, të oligarkëve_ dhe vetë politikanëve mafioz të cilët janë në Politik dhe të lidhur ngush me politik, me parti politike dhe pushtet.

Përmes Prokurorisë Speciale Thaçi, Mustafa, Haradinaj...i kanë shantazhur kundërshtarët e tyre si nga brenda edhe nga jashtë dhe i kanë luftuar konkurrentët e tyre të biznesit që ju kanë dal nga kontrolli. Merreni rastin e Hashim Rexhepit kur politikanët mafiozë luanin bixhoz financiar me parat e shtetit ,Trustit dhe të AKM-së. Tash në këtë përbërje të Qeverisë së re të Kosovës, ministrja Albulena Haxhiu ka një mision shumë të vështirë pothuajse misionin më të vështirë në Qeverinë Kurti që ta pastroj gjyqësinë edhe përmes Vettingut komplet drejtësinë e ndikuar nga mafies në Kosovë e cila po lulëzon qe plot 20 vite rresht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".