U gjendet heroinë në banesa / Arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 14:10
U gjendet heroinë në banesa / Arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi falë kontrolleve të bëra në banesat e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

(Kosova Sot Online)