Albin Kurti zhvillon bisedë telefonike me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 14:16
Albin Kurti zhvillon bisedë telefonike me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Kurti ka njoftuar përmes Twitterit se me ministrin e jashtëm gjerman, ka pasur një bisedë produktive me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

“Një bisedë produktive me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me theks në perspektivën evropiane të Kosovës dhe lidhjet tona të forta. Gjermania është një anëtar kyç i BE-së dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një Ballkan Perëndimor demokratik të angazhuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)