Heshtja prej dy dekadave i krimeve serbe të luftës, akt makabër i Thaçit!

Heshtja prej dy dekadave i krimeve serbe të luftës, akt makabër i Thaçit!

Gani Qarri

  • 11 May 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Anashkalimi i gjenocidi dhe krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia, është krim dhe akti më i rëndë antikombëtar që ka mundur tu bëhej dhembjeve të shqiptarëve, për mbi 21 vite me radhë, vetëm për interesa kriminale të individëve dhe politikaneve të shantazhuar e te tej kriminalizuar, si Thaçi me shokë, akte makabre të tradhtisë antishtetërore, prijës dhe udhëzues i të cilave ishte vetë kuislingu Hashim Thaçi me vartësit e tij banditë.

Ngritja e padisë për gjenocid kundër Serbisë nga Qeveria e re në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, pas vendimit të kësaj gjykate për legjitimimin e Pavarësisë së Kosovës, do të jetë akti më madhor dhe hapi më i qëlluar në të gjitha kohët dhe të gjitha qeverisjet e deritanishme, të cilat për më tepër se dy dekada me kuislingun Thaçi në krye, vetëm zhvatnin e grabitnin vendin, pa asnjë mëshirë dhe talleshin me fatin e mjeruar të qytetarëve të nëpërkëmbur të Kosovës, pa ndërmarrë asgjë kundër krimeve të Serbisë në Kosovë, duke ndaluar edhe trajtimin e tyre nga gjykata vendore.

Kështu që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe ardhjes së Qeverisë së re në krye të shtetit, duket se do të marrin rrugë dhe trajtohen edhe ligjërisht në mënyrë të duhur dhe adekuate edhe krimet e luftës dhe gjenocidi serb të shkaktuara nga Serbia okupatore në Kosovë. Madje Qeveria Kurti tanimë e ka qitur hapin e parë vendimtar dhe me peshën më të madhe shtetërore kundër veprimeve kriminale dhe gjenocidit të Serbisë okupatore në Kosovë, duke kaluar në veprim konkret dhe futur përfundimisht në programin e ri qeveritar, përgatitjen e padis nga shteti i pavarur i Kosovës për gjenocidin e shkaktuar nga Serbia, dhe paraqitjen e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Po kjo pikë e veçantë do të pasohet edhe me anekset shtesë, për paraqitje si temë prioritatre edhe në dialog, ndërsa si padi shtetërore, tanimë është bërë edhe pjesë kryesore e programit veprues të Qeverisë së re dhe ashtu siç ka premtuar Qeveria Kurti edhe ka marrë përsipër për ta quar deri në fund, si temë me përparësi në bisedime me Serbinë, pas kërkesave të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar, për rifillimin e tyre. Dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare me 22 korrik të vitit 2010 për legjitimimin e Pavarësisë së Kosovës, ky do të jetë akti më madhor dhe hapi më i qëlluar nga të gjitha qeverisjet e deritanishme, të cilat për më tepër se dy dekada me radhë, gjenocidin dhe krimet serbe, i përmendnin vetëm si premtime në fushata zgjedhore, ndërsa me të marrë pushtetin partitë e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, qëllimisht i hidhnin poshtë dhe i linin që të gjitha në harresë, duke penguar edhe gjykata vendore për trajtimin e këtyre akteve të rënda ndaj shqiptarëve, me porosi nga renegati Hashim Thaçi për të mos e trazuar kriminelin Aleksandër Vuçiq. Ndaj për fat të mirë, ngritja e padisë kundër shtetit serb për gjenocid dhe krime lufte, tanimë në Kosovë do të jetë pika kryesore e programit të Qeverisë së re dhe tema e parë për rihapjen e bisedimeve me Serbinë okupatore.

Padia për gjenocid dhe krime lufte kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, do të jetë edhe çelësi kryesor për sjelljen e rezultatit përfundimtar në dialog me këtë shtet okupator, për njohjen reciproke, ndërmjet të dy shteteve, dhe arritjen përfundimtare të marrëveshjes së detyrueshme, duke nxjerrë me fakte në sipërfaqe, krimet dhe gjenocidin e shtetit kriminal serb të shkaktuara në Kosovë, në vet kryeqendrën e Bashkimit Evropian në Bruksel, si akte faktike të një okupatori gjenocidial shekullor si Serbia, që nuk harrohen, zhvlerësohen as nuk mund të vjetërsohen kurrë, dhe përjetësisht do të mbahen mend e kujtohen përherë me dhembje nga Kosova dhe shqiptarët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".