Heiko Mass telefonon Albin Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë është kyç për perspektivën evropiane të Kosovës

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 14:39
 Heiko Mass telefonon Albin Kurtin: Dialogu për normalizim me Serbinë është kyç për perspektivën evropiane të Kosovës

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti të cilit i ka thënë se dialogu me Serbinë mbetet kyç në perspektivën evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në Twitter kanë njoftuar se në bisedën telefonike Ministri i Jashtëm gjerman i ka thënë kryeministrit Kurti se dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja mbetet kyç për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është një nga prioritetet kryesore për Gjermaninë të sigurojë një perspektivë brenda BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Heiko Maas i tha Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në një telefonatë sot. Dialogu i normalizimit me Serbinë i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)