Ministri Mehaj diskutoi me homologen e tij malazeze për integrimin e Kosovës në organizatat rajonale

  • E.K /
  • 11 May 2021 - 14:51
 Ministri Mehaj diskutoi me homologen e tij malazeze për integrimin e Kosovës në organizatat rajonale

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot përmes video-lidhjes bisedoi me homologen e tij, ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.

Me këtë rast, ministrja Injac shprehu vulllnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi  si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave.

(Kosova Sot Online)