Nicholas Abbott uron festën e Fitër Bajramit: Lumturi, shëndet dhe mbarësi

  • E.K /
  • 13 May 2021 - 13:50
Nicholas Abbott uron festën e Fitër Bajramit: Lumturi, shëndet dhe mbarësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Abbott përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar lumturi, shëndet dhe mbarësi të gjithë atyre që festojnë.

“Urime Fitër Bajrami gjithë atyre që festojnë sot! Ju uroj lumturi, shëndet dhe mbarësi për vitin që vjen”, ka shkruar Abbott.

(Kosova Sot Online)