Pozita dhe opozita të jenë të matur, pa Kuvend funksional nuk ka pushtet ligjor

Pozita dhe opozita të jenë të matur, pa Kuvend funksional nuk ka pushtet ligjor
Pozita dhe opozita të jenë të matur, pa Kuvend funksional nuk ka pushtet ligjor

Muhamet Kelmendi

  • 13 May 2021 - 13:17

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në Kuvend dalin edhe ministrat. Ata janë të shtetit dhe për shtet duhet të angazhohen. Jo e kundërta. E këtë e ndal gjithashtu Kuvendi. Por kur Kuvendi është i papërgatitur, me dobësi dhe ndarë, me përqindje që e dëmton funksionalitetin, atëherë Kuvendi dështon në punët e veta. Kuvendi ka deputet të dëgjueshëm dhe politikisht të varur. Këtej dalin konfliktet dhe kështu dështon shteti ligjor.

Kuvendi i Kosovës është i mbushur me deputet të pakualifikuar, por të dëgjueshëm për partinë dhe udhëheqjen e saj. Në Kuvend kem deputet të zgjedhur nga partitë politike mbi planin e dëgjueshmërisë ndaj udhëheqjes dhe partisë që e përfaqëson. Faktet që dolën tash mbi paaftësinë me nënshkrime dhe në lexime apo në formulim të fjalive, provon vartësinë politike dhe zhveshjen personale të deputetit.

Në partitë politike caktohen kandidatët në bazë të dy kritereve:

1. Kriteri i dëgjueshmërisë ndaj partisë dhe udhëheqësit të saj dhe 2. Kriteri i bazës ekonomike të kandidatit që del në vota.

Këto kritere e dobësojnë shumë vetë Kuvendin.

Me këtë shkojnë kandidatët në Kuvend që nuk kanë përgatitje të kualifikuar. Ne kemi në Kuvend deputet me kualifikime fillore ose me shkolla të mesme e me fakultete të kryera pa dije dhe këta kuptohet se gabojnë në drejtshkrim dhe kanë probleme në lexim. Këtu nuk bëhet fjalë atëherë për analiza politike, ekonomike, juridike, sociale e ndërkombëtare të çështjeve që kalon vendi i ynë. Aso analiza nuk dëgjon njeriu në Kuvendin e Kosovës. Kështu u shndërrua Kuvendi në vend të konflikteve dhe të akuzave nga më të ndryshmet.

Ato po behën për larjen e hesapeve mbi bazën e urrejtje ndaj të kaluarës sonë në luftën e madhe çlirimtarë. Mbi këtë kemi fërkime, urrejtje dhe ndarje. E keqja është me akuzat ndaj UCK-së. Çështjen nuk e dëmtojnë urrejtja ndaj individit. E urrejtja ndaj luftës është shumë e dëmshme dhe nuk duhet bërë. Nuk ka rëndësi se gjatë luftës ku ishe dhe çka ke bërë. Nuk ka rëndësi pozita që ke dhe përfaqëson. Shteti është i yni dhe ai nuk luftohet. I takon kuvendarëve të ndalojnë çdo veprim anti shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".