Ngjarje e pazakontë: Macja bie nga kati i pestë, vazhdon rrugën pa asnjë problem

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 16:18
 Ngjarje e pazakontë: Macja bie nga kati i pestë, vazhdon rrugën pa asnjë problem

Një apartament u përfshi nga flakët në katin e pestë të një pallati në Çikago të enjten. Personat që jetonin aty dolën të palënduar.

Ndërsa zjarrfikësit ishin duke punuar për të vënë nën kontroll flakët, një mace e zezë u hodh nga kati i pestë. Për çudinë e të gjithëve macja ra në këmbë dhe vazhdoi rrugën pa asnjë problem.

“Ai shkoi menjëherë nën makinën time dhe u fsheh. Pas disa minutash, macja tentoi të futej sërish në pallat. Fatmirësisht nuk kishte asnjë lëndim”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Larry Langford.

(Kosova Sot Online)