Nuk i respektuan masat Anti-Covid, policia gjobitë 63 lokale në rajonin e Gjilanit

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 11:38
 Nuk i respektuan masat Anti-Covid, policia gjobitë 63 lokale në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka gjobitur dje 63 lokale në rajonin e Gjilanit për mosrespektimin e masave Anti-Covid.

Sipas policisë këto gjoba janë shqiptuar në bashkëpunim me inspektorët sanitar të AVUK-ut.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e luftimit të dukirive negative dhe mos zbatimit të masav anti COVID-19 Policia e Kosovës bashkë me inspektorët e AVUK-ut kanë kontrolluar disa lokale në Rajonin e Gjilanit.

Në qytetin e Gjilanit në dy raste të veqanta janë has parregullsi dhe pronarve të dy lokaleve në lagjen “Dardania” nga ana e inspektorve ssnitar u janë shqiptuar gjoba.

Edhe në komunën e Kllokotit, gjatë kontrollit janë gjetë pa rregullësi të theksuara nga ana e pronarit të një lokali  hotelier por edhe të personave që gjendeshin aty, ndaj të gjithve janë marë masa të parapara ligjore.

Gjatë njëzet e katër orve të fundit, ngaPolicia e Kosovës dhe  inspektorët Sanitar , për shkak të mos respektimit të madave anti COVID të janë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e tri (63 ) fletë paraqitje të ndryshme.

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit  e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .

(Kosova Sot Online)