Vetëm të bashkuar në dialog me Serbinë, me garanci amerikane

Vetëm të bashkuar në dialog me Serbinë, me garanci amerikane
Vetëm të bashkuar në dialog me Serbinë, me garanci amerikane

Faik Krasniqi

  • 15 May 2021 - 09:22

Shkruan: ANALISTI: Faik Krasniqi

 Analisti politik, Faik Krasniqi, e konsideron moment me rendësi historike, vazhdimin e dialogut me Serbinë  deri në finale të marrëveshje, me detyrim për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë nën presionin amerikan, për në këtë proces kërkon që të bashkohen për interes të shtetit pozita dhe opozita, me një platformë  të unifikuar.

Për hir të interesave të Kosovës, i gjithë spektri politik duhet të jenë unik në dialog me Serbinë. Pozite dhe opozitë. Duhet të këtë një platforme të përbashkët politike për t'u përballur me Serbinë. Qëndrimet tona duhet të jenë të qarta.

Por pa SHBA si ndërmjetësuese dhe garantuese e dialogut dhe nënshkrimit të marrëveshjes, as që duhet të mendohet ky dialog. Nuk mund t'i besohet verbërisht BE-së. E kemi parë qasjen e tyre në raport më Kosovën. Një ndër to është mos liberalizimi i vizave!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".