Pse po shtrenjtohet vaji ushqimor në Kosovë?

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 15:02
Pse po shtrenjtohet vaji ushqimor në Kosovë?

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka shpjeguar arsyet e shtrenjtimit të vajit ushqimor në tregun kosovar. Sipas tij, rritja e çmimit te vajit ushqimor, nuk eshte si pasoje e tregut vendor, por si pasoje e çekuilibrave ne tregun global.

Ne kuartalin e pare te vitit 2021, Banka Boterore ka paralajmeruar rritje te çmimeve te vajerave ushqimore, ne nivel global, gjate pjeses me te madhe te vitit 2021, bazuar ne parashikimet per mungesa te mundshme ne oferten per vaj ushqimor.

“Kjo rritje çmimesh tashme po ndodh dhe e njejta ka filluar ne fillim te muajit mars, si pasoje e mungesave ne oferte dhe kerkeses ne rritje, sidomos te konsumuesit e medhenj te vajit ushqimor. Mungesat ne oferte jane si pasoje e rimekembjes te ngadalshme ne vende qe jane prodhues te vajit ushqimor (Malejzia, Indonezia, etj), perdorimit ne rritje te sojes ne prodhimin e biodizelit, etj”, vazhdon më tutje postimin e tij Rukiqi.

“Kjo prishje e ekuilibrave te tregut global te vajit ushqimor, reflektohet, ne çmimet me pakice, ne te gjithe tregjet, perfshire edhe Kosoven. Analistet e tregut global te produkteve ushqimore, parashohin stabilizim te çmimeve te vajerave ushqimore, ne pjesen e dyte te vitit 2021.”, përfundon shpjegimi i kreut të OEK-ut.

(Kosova Sot Online)